Kompania kosovare MAJLI commerce ka shënuar një hap të madh në tregun e pajisjeve sanitare, duke zyrtarizuar marrëveshjen për përfaqësimin e kompanisë së njohur italiane “LC”. Përmes këtij bashkëpunimi, kompania sjell për herë të parë në Kosovë një koleksion ekskluziv të produkteve premium me vulën “Made in Italy”.
Ky partneritet strategjik dhe afatgjatë me një nga prodhuesit më të njohur italianë erdhi si rezultat i përkushtimit dhe negocimit të suksesshëm të menaxheres Zana Lushtaku Ymeri, puna profesionale e së cilës bëri të mundur finalizimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme.
Nga sot, me marrjen e statusit si përfaqësues zyrtar i produkteve sanitare LC, MAJLI commerce do t’u ofrojë klientëve vendorë qasje të drejtpërdrejtë në produkte që dallohen për cilësi superiore, dizajn modern, inovacion të vazhdueshëm dhe që plotësojnë standardet më të larta evropiane.
Në njoftimin e saj për këtë arritje, kompania ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme. “Falënderojmë partnerët tanë për besimin dhe të gjithë klientët që vazhdojnë të na zgjedhin. Ky është vetëm fillimi i projekteve të reja që do të sjellim për tregun tonë,” theksohet në deklaratën e MAJLI commerce, duke paralajmëruar kështu risi të tjera në të ardhmen.




