Muzikë

Në Viti u mbajt nata qendrore e Festivalit Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”

Mbrëmë, në sheshin e qytetit të Vitisë u mbajt nata qendrore e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, Valleve dhe Riteve “N’Karadak Krisin Tupanat”, duke sjellë para qytetarëve dhe mërgimtarëve një mbrëmje të pasur me kulturë, traditë dhe folklor.
Të pranishëm në këtë festival ishin edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti.
Në këtë edicion morën pjesë ansamble dhe delegacione nga Luksemburgu, Peruja, Panamaja, Polonia, Portugalia, Meksika, Qiproja Veriore, Turqia, Egjipti, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat interpretuan valle, këngë dhe rite tradicionale, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke promovuar kulturën dhe miqësinë mes popujve.
Festivali Ndërkombëtar i Folklorit, Valleve dhe Riteve “N’Karadak Krisin Tupanat” organizohet nën përkrahjen e Organizatës Ndërkombëtare të Festivaleve Folklorike (CIOFF), ku anëtar është edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia.

You Might Also Like