Futboll

FC Drita do të zhvillojë miqësore me Bashkimin e Kumanovës

Miqësore mes Dritës dhe Bashkimit të Kumanovës 🤝
Drita e Gjilanit do të zhvillojë të dielën një ndeshje miqësore ndaj Bashkimit të Kumanovës.
Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën nga Kumanova më 27 shtator, nga ora 19:00, në Stadiumin Ndihmës në Gjilan.
Kjo miqësore do t’u shërbejë të dyja skuadrave për përgatitjet e tyre dhe pritet të jetë një përballje në frymën e respektit dhe miqësisë mes dy klubeve.
📅 27 shtator 2026
🕖 19:00
🏟️ Stadiumi Ndihmës – Gjilan

You Might Also Like