Sonte në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan do të luhet një miqësore e veteranëve të futbollit, ku do të përballen veteranët e SC Gjilani dhe veteranët shqiptar të futbollit që veprojnë në Detroit të SHBA-ve.
Do të jetë kjo një ndeshje vëllazërore në mes të dy ekipeve, ku rezultati nuk do të ketë edhe aq rëndësi, derisa më me rëndësi do të jetë shoqërimi e miqësia në mes të vëllezërve shqiptarë.




