Mbi 43 milionë euro. Miratohet Buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027!
Me 25 vota PËR, asnjë kundër dhe vetëm 1 abstenim, Kuvendi Komunal ka miratuar sot projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.
Buxheti për vitin 2027 kap vlerën prej 43,586,882 euro, duke shënuar një rritje prej 1.65 milionë euro (3.95%) krahasuar me vitin paraprak.
Ky buxhet është produkt i dëgjimeve dhe konsultimeve të shumta publike dhe reflekton bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e lartë ndaj qytetarëve tanë.




