Sa herë kemi mundësinë ta kemi një pianist të njohur ndërkombëtar kaq afër nesh?
Siç ka njoftuar Arta Haziri, pedagoge e muzikës, më 2 tetor, në kuadër të Golden Harmony, pianisti i njohur italian Nicoló Tuccia vjen në Gjilan për një Masterclass të veçantë dhe një Koncert Special.
“Një pasdite për muzikën, për frymëzimin, për të mësuar diçka të re dhe për të përjetuar nga afër një eksperiencë artistike ndërkombëtare.
A je nxënës, student, profesor, muzikant apo thjesht dikush që e do muzikën? Atëherë, pse të mos jesh pjesë e saj?”, ka shkruar ajo.
Masterclass e veçantë dhe një Koncert Special, do të mbahen në Shkollën e Muzikës, Gjilan, më 2 tetor, ora 17:00.
E hapur për të gjithë të interesuarit. Hyrja është falas.






