Nesër do të vijë për të nënshkruar kontratën. Këtë do ta bëjë paradite e paasdite do të udhëheq stërvitjen e SC Gjilanit, për të qenë i gatshëm tëudhëheq ekipin për ndeshjen ndaj Feroniklit ’74.
Më nuk ka dilemë se Zekirija Ramadani do të jetë kryetrajner i SC Gjilani, ngase tashmë është arritur marrëveshja dhe ajo vetëm pritet të hidhet në letër.
Kryelajmi.com ju ka njoftuar për të gjitha të rejat rreth ardhjes së Ramadanit te SC Gjilani dhe pas disa ditësh negociatash marrëveshja mes palëve është arritur.
Ky është një rikthim i Zekirija Ramadanit te SC Gjilani, ngase ai edhe në sezonin 2022/23 ishte trajner i këtij ekipi, kur e kishte dërguar këtë skuadër në Evropë dhe deri në finalen e Kupës së Kosovës./kryelajmi.com/.





