Befasia e Kampionatit Mbarëkombëtar ishte klubi ynë, Kpp Gjilani F!
Sië ka theksuar Naser Hasani, kryetrajner, në garat ekipore arritën të zënë vendin e 3-të, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin dhe punën si ekip.
Një tjetër befasi, edhe më e madhe, ishte paraqitja e lojtareve Zana Bllaca, vetëm 10-vjeçare, që arriti të renditet në mesin e 8 lojtareve më të mira në kategorinë senior, një sukses i jashtëzakonshëm për moshën e saj!
Gjithashtu, edhe Adea Kulla arriti të hyjë në mesin e 8 lojtareve më të mira të këtij kampionati.
Edhe Olsa Zymberi pati paraqitje shumë të mirë në garat ekipore ku na sjelli edhe fitorën.
,,Krenarë për vajzat tona, për sukseset dhe përfaqësimin dinjitoz të klubit!”, ka shkruar Hasani.





