Me tingujt e muzikës shqiptare festuam Ditën e Flamurit!
Sopranoja Elona Sadiku ka shkëlqyer në koncertin festiv të Filharmonisë së Kosovës që është mbajtur në Ditën e Flamurit. Ajo ka interpretuar këngët “Lamtumirë”, “Me lule t’bukura” dhe “Mallëngjimi”, të aranzhuara nga Valton Beqiri nën përcjelljen e orkestrës harkore me dirigjent Edon Ramadani.
Me këngë dhe vepra të përzgjedhura nga krijimtaria muzikore shqiptare, Filharmonia e Kosovës dhe Opera e Kosovës shënuan 28 Nëntorin me një koncert festiv në Sallën e Kuqe.

Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra Harkore shoqëroi sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elona Sadiku, ndërsa në program u prezantua edhe flautistja Zanë Abazi.

Koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës në Prishtinë mbahet më 11 dhjetor 2026, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë.

Me vepra të Alberto Ginasterës, Arturo Márquezit dhe Silvestre Revueltasit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ansambli i jashtëzakonshëm i perkusionistëve La Maquina nga Holanda, nën drejtimin e dirigjentit Gregory Charette, do të sjellin një program tejet energjik, plot ritëm, ngjyra dhe dinamizëm.





