OPINION

Sami Kurteshi është favorit i gjithanshëm për kryetar të Gjilanit

Shkruan : Ismet Rashiti

Autoritete të shumta shqiptare e zvicrane, vazhdojnë ti japin mbështetje të madhe, Sami Kurteshit për kryetar të Gjilanit. Ashtu siç është thënë sa e sa herë, kryetari i deritashëm, Lutfi Haziri, më tepër është marrë me premtime të kota, me parulla dhe e folklor politik, se sa ka zgjidhur problemet reale ekonomike me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Gjilanit.

Atdhetari, Osman Osmani, Sekretar Nacional për Migracion në sindikatën UNI-a të Zvicrës, i diplomuar për punë sociale, Nënkryetar i Migrantëve Socialdemokrat të Zvicrës dhe kryetari i Qendrës Profesionale për Çështje Migracioni

 

Njëri nga këto personalitete që përkrahë parezervë kandidaturën e Sami Kurteshit për kryetar të Gjilanit, është edhe Osman Osmani, i diplomur për punë sociale në Zvicrës, sekretar nacional për migracion në sindikatën Unia të Zvcirës, i cili mes tjerash thot se Sami Kurteshi me angazhimin e tij tëpandërprerë politik e atdhetar që nga rinia e hershme, ka dëshmuar përkushtimin e tij për mirëqenien e njerëzve dhe përparimin e vendit të tij!

Shkaku i angazhimit të tij për liri e pavarësi dhe për të mirën e pergjithshme, Samiu është arresuar nga armiku pushtues serbo-jugosllav. Është torturuar dhe dënuar me shumë vite të renda burgu. Sami Kurteshi me sjellje e vepra ka dëshmuar se është njeri i sakrificës dhe flijimit për të mirën e përgjithshme të nejrëzve dhe vendit të tij. Samiu është nerjiu i duhur për të udhëhequr Gjilanin drejt mirëqenies dhe përparimit të të gjithë qytetarëve.

Më tej, nënkryetari i migrantëve socialdemokrat të Zvicrës dhe kryetari i qendrës profesionale për çështje migracioni, z. Osman Osmani, thot se Sami Kurteshi nuk është vetëknaqur e ndalur vetëm me arsimimin, mësimet dhe përvojat marrura në vendin amë, por edhe në Zvicër nuk është ndalur së punuari e mësuari. Krahas punës dhe anagzhimit shoqëror e atdhetar, me motivacion human për të ndihmuar edhe vendin e shoqërinë amë, Sami Kurteshi, ka vijuar sukseshëm studimet dhe trajnimet e mëtejmë në Zvicër, ku ka nxënë njohuri e dituri të gjithanshme.

Më tej, veprimtari i dalluar, Osman Osmani, thot se me Samiun, kryetar komune, Gjilani padyshim do të përfitojë shumanshëm nga arsimimi dhe përvojat profesionale e shoqërore të tija të marra e të praktikuara në Zvicër.

Me Samiun kam pasur nderin të bashkëpunoi derisa ishte Avokat i Popullit, kur ai me angazhimin e tij ka mbështetur aktivisht punën tonë të përbashkët për përshpejtimin e zgjidhjes së çështjes së pesnioneve të mërgimtarëve të Kosovës të kthyer nga Zvicra, shumë nga të cilët janë dhe nga komuna e Gjilanit. Samiun personalisht e kam njohur e përjetuar si një verpimtar e aktivist politik e atdhetar, gjithmonë shumë të vendosur e korrekt, ballëhapur dhe konstruktiv.

Me Samiun, kryetar të Gjilanit, të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë bashkë edhe me rrjetin e gjerë shoqëror e kolegjial shqiptaro-zviceran, do të fitojmë besimin dhe do të kemi mundësinë për të dhënë pa hezitim kontributin tonë në të gjitha

fushat e mundshme të zhvillimit të Gjilanit në të mirë të qytetarëve dhe të tërë vendit!

Gjilani dhe Kosova përmes Samiut, kryetar përfiton shumë edhe nga veprimtarët e të gjtiha fushave të mundëshme profesioanle të disporës sonë në Zvicër.

You Might Also Like