Kryetrajneri i Dritës, Sedat Pajaziti, pas humbjes që ka pësuar ekipi i tij, ka thënë se është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, por jo edhe me rezultatin në fund, ngase ekipi i tij ka pësuar përballë Llapit me rezultat 0:1.
“Funksionoi gjithçka, por pësuam nga një kundërsulm, apo nga një gabim në radhitje. Deri sa pësuam e patëm kontrollin e topit, patëm raste, por nuk i konkretizuam. Ky është futbolli, që i ka të tria rezultatet, humbjen, barazimin e fitoren e ne humbëm”, ka thënë Pajaziti. Trajneri i Dritës, tha se kanë patur shumë lojtarë të ardhur dhe ka qenë i kënaqur me lojën e tyre, por jo edhe me rezultatin.