Futboll

Humb Vllaznia, barazon Kika

Ekipet e Anamoravës nuk kanë patur rezultate të mira këtë të shtunë. Kjo sidomos mund të thuhet për Vllazninë e Pozharanit e cila në Prishtinë, në ballafaqim me 2 Korrikun, ka humbur me rezultat 1:0. Vllaznia mirë e nisi stinorin pranveror, por së fundi u mposht dhe edhe më tej mbetet në zonën e rrezikuar.

Sot ka luajtur edhe Kika e Hogoshtit, që në Drenas luajti me rezultat të barabartë 1:1. Kjo pikë është e mirëseardhur për ekipin nga komuna e Kamenicës, që me mish e shpirt po lufton që të ik nga zona e rrezikut.

Dy ekipet tjera nga Anamorava, Vitia dhe Bashkimi i Kortetinit, ndeshjet e tyre i luajnë nesër. Vitia do të ketë punë të vështirë me Vushtrrinë në Vushtrri, kurse Bashkimi në fushë të vet e pret Trepçën e Mitrovicës.

You Might Also Like