Futboll

Ja sa do të kushtojë bileta për ndeshjen Gjilani – Drita

Sport Club “Gjilani” njofton opinionin për shitjen e biletave për ndeshjen e xhiros së XV-të të BKT Superligës së Kosovës ndërmjet SC Gjilani dhe FC Drita, e cila zhvillohet, të mërkurën, më 24 Nëntor në Stadiumin e Qytetit në orën 13:00. Edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-Covid të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit. Sektori i tribunës Vendas do jetë i rezervuar në pjesën Perendimore dhe pajisen me bileta mund ta bëjnë pranë pikave të shitjes afër stadiumit, ndërkohë sektori i tribunës Mysafirë do jetë pjesa Lindore e stadiumit dhe biletat të cilat do jenë në numër të limituar mund të merren vetëm nga zyrtarët e klubit të tyre në ditën e ndeshjes. Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet derbi të kaluar: 3 euro.

You Might Also Like