Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani e ka përfunduar stinorin vjeshtor me fitore, pasi që në ndeshjen e kësaj të shtune ka mundur Prishtinën me rezultat 3:0.
Vashat e Dritës, që së fundi janë përforcuar edhe me lojtaren shqiptare Orikida Terpoallari, kanë qenë bindësi në të tri setet.
Në setin e parë ato kanë ngadhënjyer me rezultat 25:12 në të dytin me rezultat 25: 13, kurse në të tretin I kufizuan prishtinaset në 20 pikë, duke ngadhënyer me rezultat 25:20.