LAJME

Edhe dhjetë të infektuar në Kosovë, njëri prej tyre nga komuna e Vitisë e tjetri nga komuna e Kamenicës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 387.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 137 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan”, ka njoftuar IKSHPK.

 

You Might Also Like