Superliga e Kosovës do të rikthehet në këtë fundjavë, ku do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në elitën më të lartë të futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com
Takimi më interesant i kësaj jave, padyshim që do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku pikërisht ekipi më këtë emër do të përballet me rivalin lokal, Dritën, i cili takim njihet si “Derbi i Anamoravës”, kjo ndeshje pritet të luhet ditën e diele më fillim nga ora 13:30 duke u transmetuar direkt në Klan Kosova.
Ndërsa lideri i Superligës, Ballkani do të jetë mysafir i skuadrës së inkuadruar në elitë, Arbërisë që janë në krye të tabelës, teksa prapa nuk mbeten as Trepça ’89 – Feronikeli dhe Prishtina – Besa.
Llapi këtë herë pritet të kërkoj edhe fitoren e parë, ku do të përballet me Drenicën.
Të shtunen luhen këto takime:
(14:00) Arbëria – Ballkani,
(14:00) Llapi – Drenica,
(14:00) Prishtina – Besa
Të dielen luhen këto takime:
(13:30) Drita – Gjilani
(14:00) Trepça 89 – Feronikeli
/GazetaSheshi/