Zekirija Ramadani deklaroi pas ndeshjes Prishtina – Drita
“Gjithmonë kur nuk arrijmë fitore e shohim fajin te vetja jonë dhe asnjëherë nuk kërkojmë faktorë të tjetër për t’ia drejtuar gishtin. Faji është te ne, pasi që patëm shumë raste për shënim dhe nuk konkretizuam. Kishim kontrollën e lojës për pjesën më të madhe të ndeshjes, mirëpo nuk e arritëm atë që deshëm, për dallim nga Drita, që kishte ardhur për këtë rezultat dhe e arriti. Ne po shiqojmë të bëhemi evropianë dhe të luajmë futboll duke mos tentuar ta zhagisim lojën. Por, e pamë skuadrën e Dritës pas rezultatit 1-1, teksa e zhagisnin lojën, pasi që ata e kanë eksperiencën për ta bërë këtë gjë. Duhet të jemi të kujdesshëm me përzgjedhjen që bëjmë, pasi që gjithmonë afati kalimtar i janarit është i vështirë. Do të mundohemi mos të bëjmë gabime dhe të bëjmë përzgjedhj sa më cilësore.”