Gjilan

Siguria nëpër shkolla si dhe parandalimi i incidenteve të mundshme kriminale

Me 20 janar 2021, rreth orës 10:00, udhëhequr nga zëvendës drejtor Nënkolonel Shaban Azizi, në Drejtoria Rajonale në Gjilan, është mbajt takimi me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Z. Nazim Gagica, si dhe me gjithë drejtorët e tetë të shkollave të mesme të Gjilanit.

Qëllimi i takimit ishte “Siguria nëpër shkolla si dhe parandalimi i incidenteve të mundshme kriminale” në Komunën e Gjilanit.

Nënkolonel Azizi, i njoftoj të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur dhe është në zbatim e sipër të Strategjisë “Policia në Bashkësi” në nivel nacional.

Policia e Kosovës në kuadër të kësaj strategjie me theks të veçantë është duke i kushtuar “Sigurisë nëpër shkolla”.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate

Policia e Kosovës bashkë me drejtorët e shkollave, arsimtarët, dhe këshillat e prindërve, do të preventojmë në parandalimin e huliganizmit, përdorimit tē narkotikëve dhe vetive tjera deviante nëpër shkolla dhe rreth tyre.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe të pranishmit tjerë falënderuan Policinë e Kosovës për ndihmën që u afrohet në preventivë të rasteve “delikuente dhe mbarëvajtjen e mësimit”, ata theksuan se si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, dhe falë angazhimit të oficerëve policor numri i rasteve kriminale nëpër shkollat e Gjilanit në dy vitet e fundit është dukshëm ma i vogël.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë.

You Might Also Like