Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani këtë të marte është nisur për në Durrës, ku do të kryej një fazë të përgatitjeve deri ditën e diele. Në këtë qytet bregdetar, FC Drita do të ketë edhe ndonjë ndeshje kontrolluese, kurse lojtarëve, trajnerëve dhe stafit tjetër që u nisën nga Gjilani, në Prishtinë do t’u bashkëngjitet edhe kryetrajneri Ismet Munishi dhe futbollistët e tjerë.
Afrim Shahini dhe Shefket Sermaxhaj, trajnerë kanë theksuar se do të shfrytëzojnë këtë kohë për t’u përgatitur sa më mirë për stinorin pranverorë, ku Dritën e pret punë e madhe në kampionat dhe në garat për kupë.
Kjo nuk do të jetë hera e vetme që Drita përgatitet jashtë Gjilanit, ngase pas kthimit pritet edhe një udhëtim tjetër.
FC Drita ka dëshmuar se të ardhmen e sheh tek kategoritë e reja, andaj në këtë udhëtim janë përfshirë edhe një pjesë e mirë e ekipit të juniorëve të FC Drita.