Gjilan

Riad Rashiti: Shprehim keqardhjen për dorëheqjen e Isa Agushit nga pozitat e tij në parti

 

Pas m ospajtimeve të Isa Agushit me kryesinë e degës së PDK-së në Gjilan, i sapozgjedhuri ushtrues detyre në këtë subjekt politik, Riad Rashiti, ka shprehur keqardhjen për largimin e Agushit nga strukturat e partisë dhe ndër të tjera ka shkruar:

 

Në politikë jo gjithherë mund të realizohen ambiciet personale politikë.

Ne e kemi vlerësuar lartë gatishmërinë dhe kërkesën e Isa Agushit për të kandiduar nga PDK për kryetar të Gjilanit, por ishte vullneti i shumicës absolute që PDK të kandidojë dike tjetër në këto zgjedhje.

Isa Agushi ka qenë i mirëpritur dhe i pranuar jashtëzakonisht mirë në PDK, që nga fillimi ka qenë pjesë e kryesisë degës dhe e kemi kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Përveç falënderimit ndaj Isa Agushit për kontributin dhe devotshmërinë e tij gjatë kësaj periudhe në PDK dhe asamble komunale, ne shprehim keqardhjen tonë për dorëheqjen e tij nga pozitat e tij në parti.

Ne i dëshirojmë shëndet e suksese në rrugën e tij jetësore. Respekt Isë.

 

 

You Might Also Like