Futboll

Rikthehet Sevdail Aliu, Vllaznia paralajmëron përforcime

Klubi i Futbollit Vllaznia nga Pozharani, këtë të premte, nën udhëheqjen e kryetrajnerit Sallah Sherifi ia ka nisur përgatitjeve për stinorin pranveror, me qëllim që të ngjitet sa më lart në tabelë.

Pas një pushimi gjashtëmujor stërvitjeve i është bashkëngjitur edhe lojtari Sevdail Aliu, kurse kryesia e klubit ka paralajmëruar angazhime të tjera në ekip.

“Jemi  ne bisedime me disa lojtarë të Superligës së Maqedonisë dhe Kosovës  dhe nesër bëhet prezantimi i parë i përforcimit nga Maqedonia”, është thënë në njoftimin e klubit pozharanas.

 

You Might Also Like