Viti

Në Viti së shpejti do të nisë realizimi i projektit të digjitalizimit të dokumentacionit kadastral

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Brain Kemple, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore (USAID PRP) me bashkëpunëtor, me të cilët ka biseduar për hapat që do të ndërmerren në realizimin e projektit për digjitalizim të dokumentacionit kadastral në komunën e Vitisë,njofton Zyra për Informim e kësaj komune.

Përfaqësuesit e USAID-it amerikan, kanë njoftuar kryetarin Haliti dhe drejtoreshën për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Fatbardha Emini, lidhur me procedurat e zotimit të mjeteve financiare në vlerë mbi 200 mijë dollar, si dhe për fazat e mëtutjeshme të projektit për digjitalizimin e shërbimeve dhe dokumenteve kadastrale.

Kryetari Haliti, ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it, për këtë mbështetje dhe për përkushtimin që kanë treguar vazhdimisht në realizmin e projekteve shumë të rëndësishme në komunën e Vitisë. Në këtë takim u bë e ditur se projekti për digjitalizimin e dokumenteve kadastrale do të filloj së realizuari shumë shpejtë. Aziz Zuka

Legjenda: Foto Pamje nga takimi në Viti

You Might Also Like