Gjilan

QEMAJL MUSTAFA: LIDHJA LVV-PDK PËR QEVERISJEN 4-VJEÇARE TË GJILANIT ËSHTË MË E NATYRSHMJA DHE MË E MIRA E MUNDËSHME

Ashtu qysh edhe do të duhej, ashtu qysh edhe është pritur, sot qënka zyrtarizue marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të LVV dhe PDK në Gjilan. Ska qysh më mirë dhe më natyrshëm sepse rotacioni i vërtetë i pushtetit nënkupton ardhjen e opozitës në qeverisje dhe ikjen në opozitë të atyre që e kanë qeverisur komunën deri tani. Çdo kombinim tjetër do të ishte “me therra”dhe do të përcillej me një dozë të ankthit e të kompromiseve joparimore për lëshimet dhe gabimet nga mandatet e kaluara.
Dy subjekteve ju uroj këtë lidhje të dakorduar për bashkëqeverisje me bindjen që zhvillimin e komunës së Gjilanit dhe interesin e qytetarit e të familjes së tij ta kenë në qendër të angazhimit të tyre të përhershëm e të pandalshëm.
Gjilani ka nevojë me u kthy në normalitet nga i cili ka ikur me vite të tëra. Secili nga këshilltarët e kuvendit të komunës dhe secili nga drejtorët e zyrtarët e lartë, deri te kryetari i komunës, duhet ta kenë të qartë që prioritet i parë dhe më i larti është komuna me qytetarët e familjet e saja e pastaj vjen në radhë intetesi i subjekteve që e qeverisin komunën e në radhë të tretë intetesi i menaxherëve dhe i zyrtarëve të këtyre subjekteve. Çdo prishje e rangimit të këtyre prioriteteve shkon para së gjithash në dëm të komunës e pastaj edhe të vet subjekteve në qeverisje.
Uroj poashtu që opozita në Gjilan të jetë plotësisht e angazhuar, konstruktive dhe vetktitike për aq sa nuk ia ka qëlluar me qeverisje në 8 vitet e shkuara.
Komunikimi i mirë, toleranca politike e njerëzore dhe gjithpërfshirja në proces janë parakusht për harmonizim të qëndrimeve dhe marrje të vendimeve për zhvillimi të qëndrueshëm të komunës.

You Might Also Like