Futboll

Mevlan Zeka lë Ballkanin për Gjilanin

Mevlan Zeka është futbollisti më i ri i Gjilanit.

Kanal10 mëson se Zeka ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me Ballkanin dhe ka gjetur dakordin për të vazhduar karrierën te skuadra e Zekirija Ramadanit.

Zeka ditë më parë kishte vazhduar kontratën edhe për një vit me Ballkanin.

Ai si futbollist i Ballkanit ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në 42 paraqitje.

Zeka do t’i bashkohet Gjilanit në fazën përgatitore në Ohër.

Ai si futbollist i Gjilanit do ta mbaj fanellën me numër 9.

You Might Also Like