ARSIMI

TRE GARUES NGA EKIPI I KOMUNËS SË GJILANIT, KUALIFIKOHEN TË MARRIN PJESË NË TST 2023

 

shkruan FESTIM SHKODRA, koordinator i ekipit të Komunës sē Gjilanit

TRE GARUES NGA EKIPI I KOMUNËS SË GJILANIT, KUALIFIKOHEN TË MARRIN PJESË NË TST 2023

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) më 8.12.2022 në Prishtinë, shpalli rezultatet përfundimtare të Olimpiadës së XV Matematike të Kosovës – OMK 2023. OMK 2023, u mbajt më 3.12.2022 në Prishtinë. Tre anëtarë të ekipit të Komunës së Gjilanit në këtë olimpiadë, nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, zunë vende të pesta në OMK 2023. Këta fitues janë: Era Januzi , kl. XI Lum Jerliu , kl. XII dhe Olt Imeri , kl. XII Me këtë rast, ata fituan të drejtën të marrin pjesë në testin seleksionues TST 2023, për përzgjedhjen e ekipit 6-anëtarësh të Kosovës, që do të marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës – IMO 2023, që sivjet do të mbahet në korrik të vitit 2023, në Japoni. Pjesa e parë e TST 2023 u mbajt sot më 9.12.2023, në Prishtinë. U urojmë shumë suksese këtyre garuesve të Komunës së Gjilanit, si dhe të gjithë garuesve nga komunat tjera të Kosovës, fitues në OMK 2023.

You Might Also Like