Burime brenda për brenda SC Gjilani bëjnë me dije se është arritur ujdia që të rikthehet presidenti Florim Zuka. E lajmet e mira vazhdojnë të vijnë nga klubi kuq e bardh nga Gjilani.
Të mërkurën lojtarët do të dalin në stërvitje, ngase do të rikthehet edhe kryetrajneri Zekirija Ramadani.
Ju rikujtojmë se ditë më parë organi më i lartë i futbollit, FIFA, ia ka shkëputur kontratën me klubin bardh e kuq, pasi që SC Gjilani muajve të fundit ka qenë në krizë të thellë pas largimit të presidentit të klubit.
Bisedimet e gjata në relacionin staf menaxhues – lojtarë – ish-president i klubit dolën me një zgjidhje, e cila ende nuk është bërë publike, por që doli se ka pajtim të plotë dhe të mërkurën lojtarët do të paraqiten në stërvitjen e parë në vitin 2023 dhe burimet thonë se stërvitjen do t’a drejtojë kryetrajneri Zekirija Ramadani.
Pas 18 ndeshjeve të luajtura në vjeshtë, SC Gjilani renditet i katërti me 27 pikë, aq sa ka edhe Prishtinë në pozitën e tretë, e cila të dërgon në garat evropiane.
Ramadani mori drejtimin e Gjilanit në verë. Ka karrierë të bujshme në Kosovë. Shpalli kampion Trepçën ’89, Feronikelin e Prishtinën./kryelajmi.com/.