Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka organizuar një tryezë përmbyllëse lidhur me prezantimin e raportit te monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë.
Drejtori ekzekutiv,projekt menaxheri Sherafedin Vranja ka prezantuar raportin e monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë.
“Gjate periudhës se monitorimit qershor-shkurt 2023 organizata Dardanapress ka monitoruar punën e Kuvendit Komunal, raport i përgatitur nga stafi i Dardanapressit, pasqyron gjetjet kryesore, analizat dhe rekomandimet e dala nga monitorimi i punës dhe përformancën e anëtarëve të Kuvendit. Gjatë kësaj periudhe janë monitoruar nga afër Kuvendi Komunal, Komiteti për Politik dhe Financa, Komiteti për Komunitete, në raport paraqitet progresi, por edhe mangësitë që janë vërejtur gjatë periudhës të monitorimit nga monitoruesi i Dardanapress-it. ”, ka thënë Vranja.
Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj në fillim të tryezës është shprehë se për ekzekutivin është më rëndësi të rrisim nivelin e përformancës duke promovuar brendin e emrit të Komunës së Kamenicës tashmë të njohur në Kosovë për nivelin e lartë të transparencës, sa i përket raportit të monitorimit të Kuvendit Komunal është gjithëpërfshirës. “Të gjitha të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga ky raport duhen të jenë obligim i ekzekutiv dhe legjislativit në përmbushjen e obligimeve të dala nga raporti,” ka thënë kryetari Rahimaj.
Ndërsa Kryesuesi i Kuvendit Komuna Liridon Kastrati ka thënë e përshëndes stafit e Dardanapress për punën dhe angazhimin e treguar gjatë monitorimit të Kuvendit,raporti është real dhe paraqet gjendjen faktike të punës së Kuvendit,ne mendojmë se ky raport do ta përmirësojë dukshëm angazhimin dhe përformancën e anëtarëve të kuvendit duke u angazhuar që së bashku me anëtarët e kuvendit ti marrim parasysh gjetjet dhe rekomandimet e dala nga raporti ti zbatojmë gjatë mbajtjes të mbledhjeve të Kuvendit.
Organizata Jo Qeveritare Dardanapress, në raport ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme përformancën si dhe angazhimet e anëtarëve të Kuvendit dhe komiteteve, subjekteve politike në kategoritë të paraqitura: Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancës,ngritja e çështjeve, inicimi i çështjeve urgjente, propozimi pikave rendit të ditës, pyetje parlamentare, amandamentimi i legjislacionit, Kërkesa për interpelancë.
Në këtë prezantim kanë marrë pjesë: Kryetari Komunës Kadri Rahimaj,Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati,anëtarët e Kuvendit Komunal, Drejtorët e Drejtorive Komunale,zyrtarja për barazi gjinore,qytetar,anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut
Në vegzën – linkun më poshtë e gjeni raportin e publikuar :
https://drive.google.com/file/d/1v4VBoFO0FjmXccM1QliGH88EwlIgyTM3/view?usp=share_link