Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! njëherësh anëtar i Komitetit të Arsimit
Kur arsimi, si një nga segmenetet më të rëndsishme shoëqrore kapet nga politika ditore, atëhëre rezultate në këtë fushë nuk mund të jenë ndryshe veç asaj më të keqe të mundshme. Ndonëse tashmë jemi në përfundim të vitit shkollor 2016/17, aktaulisht sistemin arsimor e kemi në një gjendje mjereuese dhe të kapur nga politika ditore, përkatësisht nga partia në pushtet dhe me skandale të llojeve të ndryshme.
Se në të vërtetë këtë sektor gjatë këtij viti shkollor e kanë përshkruar defekte të mëdha, kurrëfarë investime kapitale, se nuk kemi ngritje të cilësisë, se kemi rënie të suksesit dhe degradim të skajshëm, kushte jo të mira për punë, mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore, kurrëfarë projekte dhe plane të mirëfillta arsimore, keqmenaxhim e qeverisje jo të mirë, jo parimore, të paaftë profesionalisht dhe jovizionare dhe e papërgjeshme dëshmojnë shume fakte të cilat do t/i listojmë më poshtë. Njëherësh janë dëshmi dhe fakte që e demantojnë gjithë atë që ka thënë në një konferencë për media u.d. drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati – Haziri.
- Shkelje drastike e dispozitave ligjore
- Shpallja e vonshme e konkurseve(së fundi kanë pranuar kuadra vetëm 20 ditë pa përfunduar viti shkollor, duke i futur në listë të pagave edhe për muajt korrik dhe gusht, e që vendi ju është shpallur me kohë të caktuar)
- Fshehja e vazhdueshme e disa vendeve të lira të punës,
- Anulimi konkursit për drejtor dhe zëvendës drejtor për disa shkolla përkatëse pa kurrfarë njoftimi publik dhe zyrtar,
- Emërimi i komisionit për rekrutimin e kuadrit të ri mësimor politik – partiak, joprofesionist dhe jo i ligjshëm.
- Pranimi i kuadrit partiak dhe nepotist
- DKA është shëndërruar në fabrikë punësimi për Forumin e Gruasë të LDK=së
- Publikimi i listës së të pranuarve në orët e vona të natës
- Padrejtësitë e mëdha në pranimin e kuadrit të ri mësimor
- Transefrime me standarde te dyfishta
- Mos respektimi i ligjit për regjistrim të nxnësve në klasën e parë të shkollës fillore.
- Mos respektimi i ligjit për regjistrim të nxënësve në klasën e dhjetë të shkollës së mesme.
- Tre muaj pasi kishte filluar viti shkollor formohen dy parale në mjekësi.
- Rrisin numrin e nxënësve nëpër paralele në disa shkolla tjera të mesme,
- Mbyllin shkollën e mesme të bujqësisë
- Transferojnë nxënësit e bujqësisë në shkollën e mesme teknike.
- Me këtë rast kjo shkollë është e detyruar që nga dy ndërrime sa ka qenë deri më tani të punojë tash e tutje me tri ndërrime.
- Shkollat kanë mungesë të aparateve fotokopjuese për shkak të tenderëve
- Mungesa të mëdha të nxënësve në shkollat e mesme
- Menaxhim i dobët i drejtorëve të shkollave, me përjashtime shumë të vogla.
- Mungesa e një mekanizmi kontrollues/monitorues për përformancën e mesëmdhënsve, por edhe e drejtorëve.
- Zgjedhja e koordinatorëve të cilësisë nëpër shkolla është bërë krykëput partiake, puro LDK/iste.