Futboll

Yigit: Lojtarët e mi nuk u dorëzuan

Pas barazimit me Dritën 1:1, kryetrajneri i Lirisë Nedim Yigit  ka deklaruar:

“Nuk e kemi pritur golin e hershëm. Por edhe pse pësuam gol, vazhduam lojën. Në fund të pjesës së parë kundërshtari ka shfrytëzuar vetëm gabimet që kishim ne. E kemi ditur se nëse shmangim gabimet mund të marrim diçka. Lojtarët tanë nuk u dorëzuan. Ishim të disiplinuar. Sot është 100-vjetori i shtetit turk dhe jam i lumtur që në këtë ditë lojtarët tanë nuk u dorëzuan. Është një pikë për të cilën jemi shumë të kënaqur. Për ne është me shumë rëndësi që nuk kemi pësuar. Disa ndeshje kemi mundur të fitojmë. Sot i jemi afruar edhe më shumë fitores. Në aspektin moral kjo pikë do të na ndihmojë shumë”.  /Kryelajmi.com/.

You Might Also Like