Sportet me dorë

Selektori Mitat Ferati i vlerësuar kudo, por jo edhe në qytetin e tij të lindjes

Mitat Ferati, selektor  i Kosovës për grupmoshat U-17 vajzat , me ekipin e tij kishte arritur sukses të madh, duke e fituar  garën IHF Trophy për Zonën Evropiane, Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka siguruar të drejtën e paraqitjes në IHF Trophy Ndërkontinentale.

Mirëpo, siç thekson ai çuditërisht emri  i tij nuk figuron askund në zgjedhjen e sportistëve të vitit në komunën e Gjilanit.

Ai thekson se asnjëherë ndonjë trajner  i hendbollit nga Gjilani nuk kishte arritur një sukses të tillë, por që kjo sikur nuk ka mjaftuar.

Ndryshe, pas sukseseve të arritura me ekipin U17 të vajzave, Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka vendosur që IHF Trophy InterContinental të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Kampionati ka peshë shumë të madhe për shkak se është kualifikues për Kampionatin Botëror të hendbollisteve të reja. Me këtë synim të madh në mendje vajzat tona do të udhëtojnë për në Uzbekistan.
IHF Trophy Ndërkontinentale do të mbahet prej 27 shkurtit deri më 3 mars të vitit të ardhshëm.
Të kujtojmë që Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është e vetmja prej të gjitha sporteve që deri më tani është kualifikuar dhe është paraqitur në Kampionat Botëror.
Tani këtë e synon edhe Kombëtarja U17, që në tetor e fitoi vendin e parë në IHF Trophy për Zonën Evropiane. Në finale vajzat tona kishin fituar ndaj Bosnjë-Hercegovinës me rezultat 39:33.

Mitat Ferati, pasi ka udhëhequr me sukses të madh disa ekipe në Zvicër, ai ka marrë drejtimin e reprezentacionit të Kosovës, ekipin e vajzave U17, me të cilat ka arritur suksesin historik./kryelajmi.com/.

You Might Also Like