Te ndryshme

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” u dhuron dy numrat e fundit të revistës “Horizonti” nxënësve dhe mësimdhënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” u ka dhuruar dy numrat e fundit të revistës “Horizonti” nxënësve dhe mësimdhënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. “Horizonti”, që është një revistë e sportit mendor, prej kohësh ka qenë revista më e njohur në Kosovë për enigmatikë, e cila popullaritetin më të madh e kishte arritur gjatë viteve të tetëdhjeta.

Kryeredaktori, Dr. Zijadin Hasani, në fund të gjysmëvjetorit të parë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në emër të kësaj shoqata, ka sjellë disa ekzemplarë nga dy numrat e fundit “Horizontit” për t’ua shpërndarë nxënësve dhe mësimdhënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, kurse drejtori i shkollës, Bekim Mustafa e ka falënderuar atë për përkujdesin e treguar, duke theksuar se tashti, kur po përfundon gjysmëvjetori i parë, kjo revistë do të jetë relaksuese për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Ndryshe, dr. Zijadin Hasani, kryeredaktor, ka theksuar se Ministria e Kulturës, Rinës dhe Sportit, për sivjet ka financuar katër numra të revistës “Horizonti” dhe këta numra jepen falas.

“Siç e dimë, për një periudhë “Horizonti” nuk është botuar, por ndihmesa që na ka dhënë ministria e më pas edhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport edhe ajo na ka ndihmuar dhe tash jemi aktivizuar dhe po botojmë numra të revistës, të cilat po ua dhurojmë nxënësve, të cilët janë tejet të dobishme për ta, ngase enigmatika në përgjithësi, gjëegjëzat ato popullore e modern ndikojnë edhe në procesin mësimor, në mbamendje dhe e kanë një rol me rëndësi për mosha të ndryshme. Kjo është një ndihmesë dhe shtytje për ne që të vazhdojmë, të punojmë dhe të nxjerrim edhe numra të tjerë”, ka thënë dr. Zijadin Hasani, kryeredaktor i Revistës “Horizonti”./kryelajmi.com/.

You Might Also Like