Gjilan

Bizneset e Gjilanit e kanë mbështetjen e kryetarit Alban Hyseni

I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mbajti një takim me bizneset gjilanase.
Ky takim u realizua me qëllim të falënderimit për punën, angazhimin dhe sakrificën e tyre të palodhshme për krijimin e një mjedisi ekonomik të fortë dhe të qëndrueshëm.
Kryetari i Gjilanit, shprehi gatishmërinë e komunës për t’iu ofruar mbështetje për çdo sfidë apo vështirësi që mund të hasin.
“E ardhmja e zhvillimit ekonomik të qytetit tonë është në duar të tyre dhe ne do të jemi gjithmonë pranë tyre për t’i mbështetur në çdo hap”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like