Gjilan

Hyseni: Do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur për një komunë më të mirë për të gjithë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorët komunal, kanë prezantuar raportin e punës për Komunën e Gjilanit para shumë qytetarëve entuziastë dhe të interesuar.
I pari i komunës, theksoi se ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të paraqitur arritjet gjatë këtij mandati dhe projektet që na presin në vitin e ardhshëm.
Alban Hyseni falënderoi të gjithë që morën pjesë dhe u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin e Gjilanit.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur për një komunë më të mirë për të gjithë”, tha kryetari Albani Hyseni.

You Might Also Like