FERIZAJ E BARAZON SERINË E FINALEVE
Drita 0:3 Ferizaj
Setet: 24:26, 27:29, 20:25
Finalja e dytë e Raiffeisen Superligës A (Meshkujt) solli një tjetër përballje të zjarrtë, ku Ferizaj arriti një fitore të madhe në Gjilan, duke e barazuar serinë e finaleve në 1:1.
Seti i parë ishte i mbushur me rivalitet të fortë dhe shumë shkëmbime të gjata. Drita pati avantazh minimal në fazat e hershme, por Ferizaj qëndroi afër dhe në fund përfitoi nga gabimet e vogla të vendasve, duke fituar me 26:24.
Në setin e dytë, Drita përsëri mori një fillim të mirë dhe krijoi epërsi, por Ferizaj nuk u dorëzua.
Me një mbrojtje të hekurt dhe një sulm të saktë në pikat vendimtare, mysafirët e përmbysën rezultatin në fund të setit dhe fituan pas një tjetër beteje dramatike 29:27.
Në setin e tretë, Ferizaj e kontrolloi më mirë lojën. Ata e shfrytëzuan momentumin nga dy setet e para dhe dominuan ritmin, duke mos e lejuar Dritën të rikthehej. Seti u mbyll 25:20 për Ferizajn, që kështu e fitoi ndeshjen me rezultat të pastër 3:0.
Seria e finaleve vazhdon, dhe kampion i Raiffeisen Superligës A do të shpallet skuadra që arrin tri fitore.
Ndeshjen e parë finale, e kishte fituar Drita 3:2, në palestrën Bill Klinton në Ferizaj, aty ku do luhet edhe finalja e tretë.