Sportet me dorë

KV Drita sërish do të jetë më e fortë

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani sërish do të kthehet fuqishëm në volejbollin Kosovar. Ekipi bardh e kaltër që sivjet fitoi Ligën “Gjergj Kastrioti”, por që nuk ia doli të mbrojë titullin, nuk ka ndenjur duarkryq dhe qysh tani në radhët e veta ka sjellë lojtaren e mirënjohur Dhurata Sylejmani, e cila edhe më herët ka qenë pjesë e KV Drita me të cilin është shpallur kampione, shkruan kryelajmi.com.

KV Drita pritet që sërish të ketë fjalën kryesore në kampionatin e Kosovës, por tashti konkurrenca është shtuar ngase ekipet e femrave rëndom po përforcohen edhe me lojtare nga jashtë, andaj këtë vjeshtë pritet një konkurrencë e fortë në volejbollin femëror. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like