Futboll

Te veteranët ndeshjet shkojnë në penallti

Drita, Gjilani dhe Kumanova ishin pjesëmarrësit e turneut të Veteranëve i mbajtur në Ditën e Çlirimit të Gjilanit. Fillimisht Drita dhe Kumanova luajtën baras 2 me 2 dhe me penallti 5: 4 fitoi Drita. Edhe në finale Drita kundër Gjilanit luajtën bras 1:1, kurse gjatë dhënies së penalltive Drita e pakënaqur e la lojën.

Alban Hyseni që hapi turneun ka shkruar:

Aktivitetet për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit vazhduan me një ndeshje miqësore plot emocion dhe respekt!

Veteranët dhe legjendat e futbollit të qytetit – ata që me krenari e sukses kanë mbrojtur fanellat e dy klubeve tona, SC Gjilani dhe FC Drita, u rikthyen në fushë për të nderuar këtë ditë të madhe..

Në këtë ngjarje sportive mori pjesë edhe ekipi i veteranëve të KF Kumanova, duke forcuar lidhjet miqësore përtej kufijve dhe nderuar frymën e bashkimit përmes sportit.

You Might Also Like