Gjilan

Arbër Ismajli viziton OVL të UÇK në Gjilan dhe bizneset

Zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, dega në Gjilan, në krye me Xhevdet Mehmetin dhe sekretarin Agim Mehmeti.
Gjithashtu, u takova edhe me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, dega në Gjilan, të udhëhequr nga kryetari Rashit Ymeri, si dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan, me kryetarin Selver Kqiku.
🗣️Diskutuam mbi gjendjen e vështirë të këtyre kategorive shumë të ndjeshme të shoqërisë, për plagët e tyre që ende nuk shërohen, dhe respektin që duhet të kemi për veteranët e për obligimin tonë që kjo sakrificë të mos harrohet kurrë.
Si qeverisje e ardhshme, këto kategori do të kenë trajtim të veçantë në secilin proces.
Kontributi dhe sakrifica e tyre nuk guxon të harrohet, prandaj kryetarët e këtyre shoqatave do t’i fusim nën ombrellën tonë, duke i përfshirë ngushtë në vendimmarrje dhe duke i bërë pjesë aktive të zhvillimit të Gjilanit.
🙏🏼Ju falënderoj nga zemra dhe jam shumë mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë.
Faleminderit për sakrificën, kujtimin dhe kontributin tuaj që keni dhënë për lirinë tonë.
Republika jonë është simbol i gjakut dhe i rezistencës suaj!
————————————————————————————————————
Fabrika për prodhimin e mobiljeve EuroModel në Gjilan, është modeli më i mirë i zhvillimit të ndërmarrësisë në vendin tonë.
✅ Janë ekipë e përkushtuar e cila prodhon mobilje shumë moderne dhe të veçanta, të cilët veprimtarinë e tyre biznesore e kanë pasion dhe përkushtim për modernizimin e ambienteve tona.
Nga vizita në këtë fabrikë nën shoqërimin me Emrushin, u impresionuam nga standardet e larta të prodhimit, teknologjia moderne dhe ambienti i punës që inkurajon kreativitetin dhe bashkëpunimin🪑.
🙌🏼Si veçori që e bënë model këtë fabrikë është fokusimi i saj në fuqizimin e grave në punësim, duke u dhënë atyre mundësi të barabarta për karrierë dhe zhvillim profesional.
Bizneseve lokale, ju premtojmë se si qeverisje e ardhshme, dyert e komunës do të jenë të hapura, në çdo orë e në çdo çast, sepse iniciativat që nxisin zhvillimin e bizneseve tona, e bëjnë Gjilanin tonë qytet më të zhvilluar e më të bekuar.
🙏🏼Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për stafin EuroModel të cilët po japin kontribut të veçantë në tregun biznesor të Gjilanit dhe zhvillimin e një industrie moderne për të cilën edhe tërë Evropa na e ka lakmi.

You Might Also Like