ARSIMI

Rreth 1400 mësimdhënës përfituan trajnime cilësore

Me kënaqësi i vizituam disa prej mësimdhënësve që janë trajnuar në kuadër të programeve profesionale që kemi sjellë në Gjilan.
Përmes partneriteteve tona me organizata vendore dhe ndërkombëtare, gjatë këtij mandati kemi bërë të mundur që rreth 1400 mësimdhënës të përfitojnë trajnime cilësore, duke i forcuar aftësitë e tyre dhe duke ngritur cilësinë e arsimit në komunën tonë.
Këtë e kemi përmbushur dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim mësimdhënësit tanë, që të ndihen të përkrahur në atë që e bëjnë përditë me përkushtim – përgatitjen e brezave të rinj.

You Might Also Like