Zgjedhjet Lokale 2025

Alban Hyseni viziton “Durrësin”, “Shkodrën”, “Mida”, Dea”…

Me kënaqësi vizitova biznesin “Durrësi” në Gjilan, ku na priti me respekt pronari, Mexhit Osmani. Ky takim më dha forcë dhe bindje të thellë se qyteti ynë ka njerëz që me punë dhe vizion të qartë po e shtyjnë përpara zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.
Në këtë biznes gjeta po ashtu përkushtim dhe angazhim fantastik për të mbajtur gjallë shpirtin sipërmarrës.
Për katër vjet iu kemi dalë në ndihmë bizneseve lokale, që me mund jetojnë nga puna e tyre, andaj përkrahjen e fuqishme do ta kenë edhe pas 12 tetorit, kur do ta shënojmë fitoren e madhe.
 
 
Sot pata kënaqësinë t’i vizitoj ambientet e biznesit Shkodra, një shembull i gjallë se si puna e ndershme dhe përkushtimi i palodhshëm krijojnë sukses dhe besim tek klientët.
Bashkë ishim me kandidatët e listës tonë fituese për Asamble, Kushtrim Ibrahimi dhe Enver Haziri, dhe së bashku ndamë bindjen se bizneset vendore janë themeli i zhvillimit ekonomik për qytetin tonë.
Jemi bashkë dhe të vendosur që përkrahjen për bizneset ta vazhdojmë edhe pas 12 tetorit, dhe të shënojmë fitoren e madhe.

Përgjatë takimeve dhe vizitave në Gjilan, sot me Leonora Morina-Bunjaku dhe Kushtrim Ibrahimi, kandidatë të listës fituese për Asamble, vizituam kompaninë Mida.

Të tilla kompani, që janë rishtaz në treg, po dëshmojnë se idetë inovative dhe përkushtimi i palodhshëm mund të krijojnë mundësi të mëdha zhvillimi. Bizneset si Mida janë të mirëseardhura në qytetin tonë, pasi kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcojnë ekonominë.

Gjatë qeverisjes tonë kemi qëndruar pranë bizneseve, e këtë përkrahje do ta forcojmë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm. BASHKË për bizneset!

izitat në biznese i vazhduam te kompania e ujit DEA, një prej prodhuesve më të veçantë të Gjilanit.

DEA ka mbi 200 punëtorë dhe mbi 50% të produktit e eksporton jashtë vendit, ndërsa është lidere në shitje dhe prodhim, duke u shndërruar kështu në një histori të vërtetë suksesi.

Përkrahja jonë për bizneset vendore është e pandalshme, sepse çdo sukses i tyre është fitore për qytetin tonë dhe për të ardhmen e Gjilanit.

You Might Also Like