E dashur strukturë e partisë demokratike, aktivistë besnikë e të palodhur, të nderuar qytetarë të Gjilanit 

Në këtë natë të fundit përpara zgjedhjeve lokale ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e madhe dhe besimin që ma dhatë gjatë gjithë kësaj fushate. Secilit prej jush, të gjitha familjeve heroike të dëshmorëve, të burgosurve politikë e invalidëve të luftës.
Secilës vajzë e grua, secilit djalë e burrë, çdo sipërmarrësi e prodhuesi, secilës organizatë jo-qeveritare, çdo mësimdhënësi e mjeku, secilit bujk e arkitekt, inxhinier e artist, çdo gazetari e mediumi.
Sot ndjehem fitues, jo vetëm për mbështetjen tuaj, por për njerëzit që qëndruan pranë meje me zemër, me vullnet dhe me bindje.

Kjo fushatë ishte shumë më tepër se garë, ishte një rrugëtim i përbashkët, i mbushur me energji, emocione, kujtime e përkushtim. Çdo takim, çdo dorë e shtrirë dhe çdo fjalë e mirë që mora nga ju, më dha forcë dhe motiv për të ecur përpara.
Jam mirënjohës për mundësinë që më dha kryetari Memli Krasniqi, që të garoj për qytetin tim me ekipin më të mirë.
E mbi të gjitha falenderoj familjen time që më qëndruan pranë përherë.
Kjo mbështetje e sinqertë është fitorja ime e vërtetë. Faleminderit nga zemra! 
