Sporte të tjera

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” shkëlqyen në garat e atletikës

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë shkëlqyer në garat e atletikës të mbajtura në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Për ta, bashkë me mësimdhënësit e kulturës fizike dhe sportit, Blerim Shala, Selami Haziri dhe Naser Latifi, në drejtorinë e shkollës është organizuar një pritje dhe para tyre kanë folur drejtori Bekim Mustafa dhe zëvendësdrejtori Agim Asllani.

Bekim Mustafa, drejtor, ka theksuar se është ky një sukses i madh i këtyre nxënësve, në një disiplinë tejet të vështirë siç është atletika. Ai tha se nxënësit tonë po dëshmojnë se pos mësimit janë shumë të zot edhe në gara sportive dhe se vitrinat e shkollës sonë janë të mbushura me kupa, medalje e mirënjohje.

Edhe Zëvendësdrejtori i shkollës, Agim Asllani, ka përgëzuar nxënësit për këto suksese, sikurse që ka thënë fjalë miradije edhe për mësimdhënësit e tyre. Ai ka thënë se shkolla e jonë gjithmonë është shquar në gara sportive, andaj u ka dëshiruar suksese edhe në garat republikane, të cilat do të mbahen më 6 nëntor.

Selami Haziri, mësimdhënës, tha se kohën e mbetur do ta shfrytëzojnë sa më mirë për t’u përgatitur për garat e mëtejme dhe se bashkë me kolegët e tij, Blerim Shala dhe Naser Latifi janë në dispozicion për t’u ndihmuar.

Shkolla të gjithë fituesit e tri vendeve të para i ka nderuar me mirënjohje, të cilat i shpërndanë drejtori Bekim Mustafa dhe zëvendësdrejtori Agim Asllani.

Është e veçantë se nxënësja Adea Mustafa vrapoi bashkë me konkurrencën e meshkujve dhe nga 11 garues meshkuj, Adea doli e treta, kurse ndër vajza ishte e pa konkurrencë.

Ndryshe në garat e atletikës nxënësit e Gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti” arritën këto rezultate:

Vrapim 100 m Vajza

Vendi i parë – Adea Mustafa

Vendi i dytë- Enea Selimi

Vendi i tretë- Riola Beqiri

Vrapim 100m Shml Djem

Vendi i dytë – Korab Bajrami 13.84

Vendi i tretë – Feniks Dërmaku 13.93

Vrapim 1000 m Vajzat

Vendi i parë – Adea Mustafa

Vrapim 1200 m Djem

Vendi i parë – Melit Spahiu 4.30 min

Vendi i dytë- Korab Bajrami 4.35 min

Vendi i tretë – Arbnor Xhakaj 4.40 min

Kërcim së gjati nga vendi

Shml V/D

Vendi i parë – Adea Mustafa 1.85 M

Vendi i parë – Korab Bajrami 2.45 M

Hudhja e Medicinballit

Shml Vajza

Vendi i parë – Riola Beqiri

Vendi i dytë – Adea Mustafa

Shml Djem

Vendi i parë – Korab Bajrami

You Might Also Like