Bashkë me partnerët politik, patëm një takim të jashtëzakonshëm me qytetarët tanë të dashur të Gjilanit.
Falë jush, sot fryma e fitores ndihet në çdo lagje, në çdo fshat e në çdo shtëpi të qytetit tonë.
Ju lutemi shumë, dilni të gjithë në votime, merrni familjen, shokët e miqtë, e bashkë ta bëjmë ndryshimin e madh që Gjilani e pret prej kohësh! Koha e fjalëve ka mbaruar.
Nesër flasim me votë, për të ardhmen tonë, për ta ndalë degradimin dhe për një Gjilan të ri, të zhvilluar e që do të na bëjë krenar të gjithëve!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli






