Shkrimtarja e letërsisë bashkëkohore shqiptare ( poezi e prozë), RITA PETRO, u lind më 13 mars 1962 në Tiranë, ku edhe kreu shkollimin fillor e të mesëm.
Mes viteve 1980-1984 kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Përgjatë viteve 1993-1994 specializon në Universitetin e Athinës për Filozofi dhe Kulturë Greke (Philosophical School, Capodistrian University).
Nga viti 1985 e deri në vitin 2000 ishte epjesë e Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor si redaktore
Në vitin 2000 bashkëthemelon me Latif Ajrullain shtëpinë botuese ALBAS[2] e njohur vecanërisht për botime shkollore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë si dhe dmërgatë.

Brenda këtyre katër dekadave e sa, ka kontribuar shumë në hartimin e teksteve shkollore, duke qenë bashkautore në 36 tekste të kësaj natyre.
Pos krijimtarisë letrare, ajao aktivisht ka marrë pjesë dhe në festivale të ndryshme poetike, brenda e jashtë vendit.
Krijimet apo dhe veprat e saja janë vlerësuar me çmime të ndryshme, deri në shkallë kombëtare, ndërsa poeazia e saj është përkthyer sëpaku në gjashtë gjuhë botërrore.
Ka të botuara
Vargje te përfolura ,poezi, Tiranë 1993, botoi Konica
Shija e instinktit , poezi, Tiranë 1998, botoi Toena
Ketu Poshte kendohet live , poezi, Tiranë, 2002, botoi Albas
Në intimitet…nga Rita, poezi, Tiranë, 2006, botoi Albas
Vrima, poezi, Tiranë, 2014
Kënga e turmës, Tiranë, 2016, botoi Albas
Lindur së prapthi, roman, Tiranë, 2022, botoi Onufri dhe
Poema e mungesës, poezi, Tiranë, 2025, botoi Albas
E përkthyer
Poezia e Rita Petros është përfshirë në disa revista letrare dhe antologji të letërsisë së sotme botërore, si dhe është perkthyer dhe botuar ne frengjisht nga Edmond Tupja, Ardian Marashi, në gjermanisht nga Hans. J. Lanksch, në anglisht nga Robert Elsie dhe Ukë Bucpapaj, në rumanisht nga Marius Dobrecsu dhe Luan Topçiu, në maqedonisht nga Alush Kamberi.
Çmimet
Onufri”, në Festivalin poetik të Verës, (1999)
Cmimi i “Karrierrës për krijimtarinë poetike”, nga Fondacioni Harpa, 2015
Çmimi Kombetar i Bibliofilise – Lumo Skendo, 2014,
Përfaqësuese e Shqipërisë për Çmimin Europian 2024





