Gjilan

Zeka: Ruaj respektin më lartë për Bajram Rexhepin si gjatë luftës ashtu edhe në liri

Izmi Zeka, i cili një kohë të gjatë kishte qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, tashmë i ndjerë, ka thënë fjalë miradije për Bajram Rexhepin si para, gjatë dhe pas luftës.

“Sot mora lajmin për vdekjen e ish kryeministri dhe ministrit te Punëve të Brendshme z.Bajram Rexhepi. Pata nderin të punoj për 4 vite në Ministrin e Punëve të Brendshme si bashkëpunëtor I tij dhe si anëtarë I të njëjtit subjekt politik. Ruaj respektin më lartë për angazhimin e tij si gjatë luftës ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës. Vdekja e mori në kohën kur vendi ende kishte nevojë për të ,për disiplinën dhe angazhimin e tij të palodhur. I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Zoti e shpërbleftë me xhenet”, ka theksuar Zeka.

You Might Also Like