KULTURA

Me sukses mbresëlënës e përmbyllëm edicionin e 35-të të “Flakës së Janarit”, një manifestim mbarëkombëtar që edhe sivjet dëshmoi fuqinë e artit dhe të kulturës sonë

Me sukses mbresëlënës e përmbyllëm edicionin e 35-të të “Flakës së Janarit”, një manifestim mbarëkombëtar që edhe sivjet dëshmoi fuqinë e artit dhe të kulturës sonë.

Ky manifestim tradicional kulmoi me “Gala Mbrëmjen”, një mbrëmje solemne kulturore, ku u vlerësuan dhe u shpërblyen më të mirët nga të gjitha shtyllat artistike e krijuese të këtij manifestimi.

Kjo shënoi përmbylljen e një pune të përkushtuar dhe angazhimin e shumë artistëve dhe personaliteteve të nderuara, të cilët me veprën dhe kontributin e tyre ia shtuan kuptimin dhe madhështinë këtij edicioni.

I uroj më të mirët dhe falënderoj të gjithë ata që me profesionalizëm dhe dashuri për artin e kulturën e bënë “Flakën e Janarit” të shkëlqejë.

You Might Also Like