Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” pati kënaqësinë të mirëpresë sot në ambientet e tij mysafirë të nderuar nga Bursa, të cilët paraprakisht zhvilluan një takim edhe me Kryetarin e Komunës së Gjilani, Alban S. Hyseni.
Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin Alban Hyseni për ftesën që të jemi pjesë e këtij takimi të rëndësishëm së bashku me mysafirët nga Turqia, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi në fushën e kulturës.
Në mesin e mysafirëve ishin
Hüseyin Özkan, kryetar i Komisionit për Ballkan në qytetin e Bursës,
Nesrin Çakıroğlu Aksit, kryetare e shoqatës “Bursa Olympus”, e angazhuar në fushën e kulturës dhe edukimit të fëmijëve, njëkohësisht edhe biznesmene e suksesshme në Turqi,
si dhe znj. Gülçin, anëtare e komisionit në “Bursa Olympus”.
Gjatë vizitës në ansambël, mysafirët u njohën nga afër me aktivitetet tona artistike, traditën dhe përkushtimin që Ansambli “Gjilani” ka në ruajtjen dhe promovimin e kulturës sonë.
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe falënderojmë në veçanti z. Hüseyin Özkan për bashkëpunimin e gjatë dhe të frytshëm me Ansamblin “Gjilani”.
Me shpresë për projekte të reja dhe bashkëpunime edhe më të suksesshme në të ardhmen!
Me respekt,
Ansambli “Gjilani”
Ansambli Gjilani
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan
Komuna e Gjilanit
Afrim Haziri



