Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”
Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të recitatorëve, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të Kamenicës, Gjilanit, Ferizajt dhe Vitisë.
Pas një gare me interpretime të nivelit të lartë artistik, vendi i parë i takoi Agnesa Dautit, nxënëse e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani. Në vendin e dytë u rendit Nina Ramadani, ndërsa vendi i tretë i takoi nxënëses Yllka Pireva.

Në këtë edicion u ndanë edhe çmime të veçanta. Çmimi për interpretimin më të veçantë iu dha nxënëses Suela Fazliu, ndërsa çmimi kryesor i manifestimit, i titulluar “Zëri i Flakadanit”, iu nda nxënëses Anisa Kqiku.

Juria profesionale, e përbërë nga profesorë të shkollave pjesëmarrëse, vlerësoi lart përkushtimin dhe talentin e nxënësve, duke theksuar se garat e këtij viti sollën interpretime të fuqishme dhe emocionale, që pasqyrojnë punën dhe pasionin e të rinjve për artin e fjalës.Aziz Zuka



