Klubi i Xhudos Gjilani ka marrë epitetin “One of the best team”! (Njëri nga ekipet më të mira) në “International Judo Tournament Open Skopje 2026” , që është mbajtur këtë fundjavë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup.
Ibrahim Hasani dhe Esat Selimi kryetrajnerë të Klubit të Xhudos Gjilani janë shprehur të lumtur me suksesin e arritur atje, duke theksuar se “Kthehemi nga “International Judo Tournament Open Skopje 2026” , me trofeun e ekipit më të mirë. Krenarë me disiplinën, shpirtin luftarak dhe zemrën që çdo garues la mbi tatami”, thuhet në njoftimin e Klubit të Xhudos Gjilani. /kryelajmi.com/.





