Gjimnastet e Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema”, ia kanë dalë që të fitojnë 13 medalje në garat e nivelit B, të cilat janë mbajtur në Sallën e Fakultetit të Eukatës Fizkike në Prishtinë.
Siç ka theksuar Hazir Alidema, kryetrajner në Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”, në këtë garë kanë marrë pjesë 14 ekipe të Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, kurse kësaj radhe risi ishte edhe pjesëmarrja e ekipit me renome “Xheni Gjimnastik” nga Tirana.
Ekipet morën pjesë: në tri disiplina, Parter, kapërcime dhe Tra. Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” mori pjesë me 12 Gjimnaste 8 nga Gjilani 3 nga Klubi i Gjimnastikës Viti. Në të gjitha Kategoritë prej Para Yllkave deri te Juniorët. Suksesin më te mirë arriti 7- vjeçarja Feroza Ismajli, e cila rrëmbeu në këtë garë 5 medalje dhe e pazëvëndsueshmja Lorena Idrizi, e cila mori 3 vendet e para në tri disiplina po ashtu i takoi edhe tregareshi Erleta Sopi vendi i dytë në Kapërcime, Tara Latifi, vendi i dytë në parter, Viola Haziri vendi i tretë në parter”.

Njëherit Federata e Gjimnastikës u ndau të gjitha gjimnasteve nga një medalje për perfomancën dhe pjesëmarrjen e shkëlqyer gjatë kësaj gare.
Të gjitha rezultatet e arritura në këtë garë janë falë punës së palodhur të trajnerit Hazir Alidema, i cili udhëheq plot 11 vite këtë klub gjimnastet treguan edhe një here potencialin dhe talentin në Gjimnastikën Artistike. /kryelajmi.com/.





