Në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, SC Gjilani do të hyjë pa golashënuesin më të mirë të ekipit Senad Jaroviq.
Qendërsulmuesi shtatgjatë i Gjilanit do të mungojë shkaku i katër kartonëve. Ai së fundi ishte ndëshkuar në ndeshjen ndaj Llapit dhe pikërisht në derbi nuk ka të drejtë loje.
Deri më tashti Senad Jaroviq për Gjilanin i ka shënuar 15 gola. /kryelajmi.com/.





